Sport

Ai arbitroi 205 ndeshje në një sezon dhe 'shkatërroi' martesën: "Nuk mund ta fajësoj atë, unë kurrë nuk isha në shtëpi"…

Arbitri anglez Mike Stoddart tregon disa histori kurioze nga një karrierë e gjatë 47-vjeçare

18 Prill 2023, 18:30 Nga DOSJA

Ai arbitroi 205 ndeshje në një sezon dhe 'shkatërroi'

ANGLI - Mike Stoddart është shembulli i përsosur i frazës: "Kush vrapon për kënaqësi nuk lodhet". Arbitri anglez 69-vjeçar ka drejtuar tashmë 4.500 ndeshje dhe në një deklaratë për 'The Sun' garanton se është "arbitri më i ashpër në botë", pasi ka treguar 4387 kartonë të verdhë dhe 689 kartonë të kuq gjatë 47 viteve të karrierën e tij.

Stoddart, një tifoz i konfirmuar i Leeds, tregoi sesi pasioni për klubin për pak e futi në telashe kur u ndoq nga disa tifozë të një ekipi amator, pikërisht në qytetin e tij. “Rreth 50 tifozë hynë në fushë. Fillova të vrapoja dhe shkova të fshihesha në bodrumin e një “pubi” që ishte afër!”, ka rrëfyer ai.

Në vitin 1992, anglezi u përball me Alex Ferguson, në atë kohë trajner i Manchester United, pas një dueli kundër Leeds. “Ai hyri përmes dhomës së zhveshjes së gjyqtarëve dhe, meqë e dinte që isha tifoz i Leeds-it, më tha: Howard Wilkinson (trajneri i atëhershëm i Leeds) do të jetë i lumtur me ty!”. Leeds, duhet theksuar, përfundoi duke fituar kampionatin atë vit, në atë kohë të quajtur Divizioni i Parë i Ligës së Futbollit.

Ai arbitroi 205 ndeshje në një sezon dhe 'shkatërroi'

Një nga historitë më të pazakonta që ka jetuar, thotë Stoddart, ishte me sulmuesin historik anglez Alan Shearer, golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League. Lojtari ofendoi arbitrin dhe ai... improvizoi. “Unë i thashë: Zoti Shearer, babai im është një famullitar (prift) dhe nuk i pëlqen të shajë. Ai u turpërua dhe tha: Më vjen tmerrësisht keq... Çfarë të bëja, babai im nuk ishte famullitar...”.

Pavarësisht se kishte histori të panumërta për të treguar, Stoddart kujton se si pasioni i tij për arbitrimin, përfundimisht e çoi në një divorc, në një sezon në të cilin ai drejtoi 205 ndeshje. “Nuk mund ta fajësoj atë (ish-gruan). Nuk kam qenë kurrë në shtëpi...”, tha ai.
“Por do të vazhdoj për aq kohë sa të më lejojnë gjunjët”, shprehet Stoddart.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll