Sport

VIDEO/ Ndërhyrje horror, dëmtim tronditës në futbollin polak! Lojtari u largua me autoambulancë në drejtim të spitalit…

Francisco Ramos theu këmbën pas një përplasjeje me një kundërshtar në një ndeshje të ligës polake.

15 Prill 2023, 23:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndërhyrje horror, dëmtim tronditës në futbollin

POLONI - Një moment tronditës ka ndodhur në një ndeshje të Ekstraklasa midis Cracovia me Radomiak Radom, pasi Francisco Ramos u plagos rëndë dhe u largua nga fusha me një autoambulancë.

Ndeshja kishte arritur në minutën e 82-të kur mesfushori portugez shkoi të godasë Takuto Oshima. Japonezi ra mbi kundërshtarin e tij nga ndërhyrja, por e gjithë pesha e tij trupore shkoi në këmbën e djathtë të Ramos, e cila u përthye.

VIDEO/ Ndërhyrje horror, dëmtim tronditës në futbollin

Dëmtimi i rëndë vihej re lehtësisht dhe ndihma e parë nuk ishte e mjaftueshme.  Ambulanca në terren mori Ramos dhe e transportoi në spital për trajtim mjekësor më të specializuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll