Sport

Erling Haaland në histori, barazoi rekordin e Salah. Guardiola e largon nga fusha…

Norvegjezi barazon performancën e Mohamed Salah me 32 gola në një sezon të vetëm të kampionatit anglez, ndërkohë që sulmuesi i ‘Qytetarëve’ ka edhe 8 ndeshje të mbetura për t'u bërë golashënuesi i vetëm në një sezon të vetëm.

15 Prill 2023, 22:02 Nga DOSJA

Erling Haaland në histori, barazoi rekordin e Salah. Guardiola e largon nga

ANGLI - Pas kthimit në dhomat e zhveshjes, Pep Guardiola zgjodhi t'u japë frymë disa titullarëve të tij duke bërë disa ndryshime, duke përfshirë hyrjen e Julian Alvarez në vend të Erling Haaland. Me daljet e tjera (John Stones, Rodri dhe Kevin De Bruyne), Manchester City është relaksuar. Kjo i jep shpresë Leicesterit, i cili nuk bën më tepër se sa nënshkruan humbjen 3-1. 

Me dy golat shënuar, në minutat 13-të me penallti dhe në të 25-tën, Erling Haaland rregjistron 14 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat, ndërkohë që ngjitet në kuotën e 47 golave gjatë këtij sezoni.

Erling Haaland në histori, barazoi rekordin e Salah. Guardiola e largon nga

Duke shënuar golat e tij të 31-të dhe të 32-të të sezonit, Erling Haaland hyn në historinë e madhe të Premier League. Norvegjezi barazon performancën e Mohamed Salah me 32 gola në një sezon të vetëm të kampionatit anglez (që përmban 38 javë). 

Sikur fshirja e rekordeve të ishte bërë thjesht një formalitet për të, sulmuesi i ‘Qytetarëve’ e barazoi egjiptianin në vetëm 25 minuta, para se të zëvendësohej në pjesën e parë. Ai ka 8 ndeshje të mbetura për t'u bërë golashënuesi i vetëm në një sezon të vetëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll