Sport

VIDEO/ Manchester City riktheu presionin mbi Arsenalin, pas fitores rutinë ndaj Leicester, tani diferenca vetëm tre pikë…

Skuadra e Pep Guardiolës, pas triumfit 3-1 ndaj Leicesterit, shkon në dhjetë ndeshje radhazi të fituara në të gjitha garat, duke shënuar të paktën tre gola në tetë nga këto ndeshje.

15 Prill 2023, 20:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester City riktheu presionin mbi Arsenalin, pas fitores rutinë

ANGLI - Kampionët në fuqi i arritën tre pikët brenda 25 minutave të para, pasi golat e John Stones (5’) dhe një dopieda e Erling Haaland (13’ me penallti dhe 25’), e vendosën fatin e ndeshjes. 

Dean Smith u emërua si trajner i Leicesterit deri në fund të sezonit, por duroi një pagëzim me ‘zjarr’ që rezultoi shumë i nxehtë për t'u përballuar. ‘Dhelprat’ mbesin në tre të fundit e renditjes, pasi humbën për herë të tetë në nëntë ndeshjet e tyre të fundit.

City hyri në modalitetin e menaxhimit të lojës shumë shpejt dhe rezultati i krijoi luksin Guardiolës, që ruajë disa nga titullarët, si Haaland, Rodri, De Bruyne dhe Grealish, me një sy të qartë për ndeshjen e tyre të Champions League javën e ardhshme.

Megjithatë, Leicesteri u rrit në garë dhe me 15 minuta të mbetura, ish-lojtari i Cityt, Kelechi Iheanacho (75’), arriti ta shtynte topin në rrjetë, për t'u dhënë vizitorëve një fije shprese, përpara se të godiste shtyllën më vonë.

Kjo ishte e mirë sa ishte për ‘Dhelprat’, por City shpalli fitoren 3-1, duke ushtruar presion Arsenalit, që tashmë është vetëm tre pikë përpara. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat, duke shënuar të paktën tre gola në tetë nga këto ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll