Sport

Milani 'B' ngec në Bologna dhe vështirëson sërish praninë në Champions!

Edhe pse në pjesën e dytë u aktivizua formacioni i parë i kuqezinjëve i lënë pushim për shkak të impenjimeve të rendësishme në Champions League.

15 Prill 2023, 15:55 Nga DOSJA
Milani 'B' ngec në Bologna dhe vështirëson sërish

ITALI - Në javën e 30-të të Serisë A, Milani barazoi 1-1 me Bologna-n dhe u ngadalësua sërish në zonën e Champions League pas barazimit 0-0 kundër Empolit javën e shkuar.

Falë një kthese të shpejtë, kuqezinjtë filluan keq në Dall'Ara në pjesën e parë dhe u befasuan nga Sansone pas vetëm 33 sekondash.


Më pas kampionët në fuqi të Milanit rritën ritmin dhe barazuan pas një të majte mjat të mire të Pobegas në minutën e 40-të.


Loja u kthye në ekuilibër por më pas në pjesën e dytë Milani nuk mundi t’i jepte goditjen e fundit Bologna-s edhe pse në pjesën e dytë u aktivizua formacioni i parë i kuqezinjëve i lënë pushim për shkak të impenjimeve të rendësishme në Champions League.

Në finale kuqezinjtë protestojnë për një prekje të dorës në zonë nga Lucumì, por asgjë nuk ndryshon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...