Sport

Napoli gabon me Veronën, mendja ishte te Milani për çerekfinalen e Champions League. Në fushë rishfaqet Osimhen…

Napoli tani e gjen veten në +14 nga Lazio, ndërsa Verona renditet në zonën e rrezikut, e treta nga fundi. Anë pozitive ishte rikthimi i Osimhen.

15 Prill 2023, 22:27 Nga DOSJA
Napoli gabon me Veronën, mendja ishte te Milani për

ITALI - Mendja e napolitanëve ishte tek rishfaqja me Milanin dhe ‘gabimi’ nuk u shmang. Barazim 0-0 në ndeshjen në shtëpi me Veronën dhe tani në +14 nga Lazio.

Me sy në çerekfinalen e dytë të Champions League, napolitanët pritën Hellas Veronën me synimin për një fitore, që do t'i afronte edhe më shumë me titullin. 

Megjithatë, kundërshtarët ishin jashtëzakonisht të përqendruar dhe morën pikën falë barazimit 0-0. Napoli tani e gjen veten në +14, ndërsa Verona u largua tre vende nga zona e rrezikut. Anë pozitive, ishte rikthimi në fushë i Osimhen.

Skuadra e Luciano Spallettit gjeti rrjetën në minutën e 20-të me autogolin e Gaikut, por Olivera ishte jashtë loje dhe rezultati mbeti 0-0. Napoli kishte 80% posedim të topit në pjesën e parë, por pa raste, pasi nuk gjeti hapësira për portën kundërshtare. 

E njëjta skenë edhe pas pushimit, edhe pse në të 80-ën ishte afër shënimit, por tentativa e Osimhen goditi traversën. Verona pati një shans të madh në kohën e fundit, por Ngonge bëri ndoshta zgjedhjen më të keqe nga të katër mundësitë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll