Sport

Gattuso mund të drejtojë Olympiakosin, pritet përgjigjja e 'Rinos' për ofertën...

Gennaro Gattuso mund të marrë së drejtimit teknik të skuadrës së njohur greke të Olympiakosit, pritet të përgjigjet deri në fillim të majit.

15 Prill 2023, 18:28 Nga DOSJA
Gattuso mund të drejtojë Olympiakosin, pritet përgjigjja e

GREQI - Emri i Gennaro Gattusos është shumë lart në listën e Olympiakos për të qenë trajneri i ri i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane bëjnë një hap më tej, duke folur për kontakte të avancuara, ku thuhet se në rast dakortësie, kontrata do të zgjasë deri në verën e vitit 2024.

E vërteta është se të dyja palët kanë bërë kontaktet përkatëse, me teknikun italian që ka marrë video nga ndeshjet e bardhekuqve nga ky sezon për të krijuar një opinion, por edhe për të bërë një analizë të parë për listën e skuadrës. Megjithatë, për momentin nuk ka marrëveshje, pasi trajneri 45-vjeçar pritet të përgjigjet deri në fund të prillit, ose më së voni në fillim të majit. 

“Rino” gëzon vlerësimin e drejtuesve të Olympiakos dhe më konkretisht të Vangelis Marinakis, i cili sheh tek ai një trajner që mund t'i rikthejë bardhekuqtë në sukses si në Greqi ashtu edhe në Evropë.

Gattuso bëri debutimin e tij si trajner në sezonin 2012-13 në Sion si lojtar-trajner, i ndjekur nga Palermo. Në verën e vitit 2014, ai mori skuadrën e OFI-t, nga e cila u largua në dhjetor të po atij viti, për shkak të problemeve të rënda financiare të klubit.

Më pas u rikthye në Itali, ku mori drejtimin teknik të Pizës dhe në nëntor 2017 ai pranoi sfidën dhe u ul në stolin e Milanit, nga i cili u largua në maj 2019, pas 83 ndeshjeve në stol. Ai i kaloi dy vitet 2019-21 me Napolin, ndërsa ekipi i tij i fundit ishte Valencia, nga e cila u largua janarin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...