Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni dyfishon epërsinë e Granadës, vjen goli i 21-të i tij në La Liga 2

Më herët, për Granadën kishte shënuar golin e parë Oscar Melendo (14’)

15 Prill 2023, 17:25 Nga DOSJA

VIDEO/ Myrto Uzuni dyfishon epërsinë e Granadës, vjen goli i

SPANJE - Ndodhi ajo që pritej. Myrto Uzuni, gjen përsëri rrugën e rrjetës. Në minutën e 40-të, Granada dyfishon epërsinë e krijuar, pas një kundërsulmi, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist. Pasi përfiton nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar, Uzuni vrapon fuqishëm përpara dhe i vetëm përballë portierin të Las Palmas e dërgon topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 21-të të sulmuesit shqiptar në La Liga 2, ndërkohë që ka ende edhe 45 minuta për t’u luajtur. Më herët, për Granadën kishte shënuar golin e parë Oscar Melendo (14’).


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...