Sport

Bayern gabon në shtëpi kundër Hoffenheim, perla e Kramaric shtang 'Allianz Arenën'...

Gjithsesi, bavarezët mbetën në krye pas “vetëvrasjes” së Dortmundit në Stuttgart, të cilët barazuan 3-3, duke shpërdoruar epërsinë e krijuar në pjesën e parë ndaj Stuttgart

15 Prill 2023, 17:54 Nga DOSJA

Bayern gabon në shtëpi kundër Hoffenheim, perla e Kramaric shtang

GJERMANI - 'Rrëshqet' Bayern Munich kundër Hoffenheim. Një 1-1 me një afrim shumë të guximshëm nga njerëzit e Matarazzo-s, që në pjesën e dytë sfiduan Bayernit. Gjithsesi, bavarezët mbetën në krye pas “vetëvrasjes” së Dortmundit në Stuttgart.

Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në avantazh me anë të Benjamin Pavard (17’), por miqtë gjetën barazimin me anë të Andrej Kramaric (71’). Bayerni shënoi të dytin dy minuta më vonë. Sërish Pavard autori i golit, por VAR-i e anuloi.

Borussia Dortmund mori vetëm një pikë pas barazimit dramatik 3-3 në fushën e Stuttgart. Verdhezinjtë mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Sebastian Haller (26’) dhe Donyell Malen (33’).

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të grekut Konstantinos Mavropanos (43’). Gjithsesi, Stuttgarti zhvilloi një pjesë të dytë fantastike, duke shënuar me anë të Coulibaly (78’), Vagnoman (84’) dhe Silas (90’+7), që barazoi në 3-3 rezultatin e ndeshjes, pasi Reyna (90’+3) kishte shënuar më pare për Dortmundin.

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të Bundesligës:

Bayern gabon në shtëpi kundër Hoffenheim, perla e Kramaric shtang

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...