Sport

Dopieda të Santos dhe Lorenc Vilës në “Adush Muça”, por fitues nuk ka. Në Durrës, Erzeni dhe Kastrioti barazojnë pa gola!

Në dy ndeshjet e para të javës së 29-të u arritën dy barazime: Bylis-Teuta 2-2 dhe Erzeni-Kastrioti 0-0

15 Prill 2023, 20:17 Nga DOSJA

Dopieda të Santos dhe Lorenc Vilës në “Adush

TIRANE - Janë luajtur dy ndeshje të javës së 29-të të Superiores. Në të parën në “Adush Duça” të Ballshit, skuadra vendase e Bylisit barazoi 2-2 me durrsakët e Teutës. Në mbrëmje, në “Niko Dovana” të Durrësit, Erzeni i Shijakut nuk shkojnë më tepër se sa barazimi pa gola, 0-0, ndaj krutanëve të Kastriotit, rezultat ky, i cili nuk kënaq asnjë nga sfidantët.

Bylisi dhe Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi mes tyre, paçka se kjo përballje dhuroi mjaft gola, spektakël dhe emocione, por jo fitues. Nga 2 gola u realizuan për çdo pjesë, teksa fillimisht do të ishte Santos që në minutën e 20-të që do të gjente golin e avantazhit, por Lorenc Vila në minutën e 36-të do të barazonte shifrat në 1-1.  

Pas pushimit, në të 57-tën, do të ishte përsëri Lorenc Vila që do të kalonte në avantazh durrsakët. Veç Santos do të përgjigjej po me dopietë, teksa shënoi ndoshta edhe golin e “vitit”, pasi mposhti në të 70-tën Qirkon me një roveshatë.

Minutat e mbetura do të ishin të luftuara, por asnjëra nga ekipet nuk mundi të shënonte golin e tretë për të siguruar edhe 3 pikët e kësaj sfide, ndërsa tashmë ndajnë pikët në duelin e mbijetesës. Pas këtij barazimi, Teuta e Edi Martinit ndodhet në vendin e 7-të me pikë të njëjta me Kukësin, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9-të me 30 pikë.

Dopieda të Santos dhe Lorenc Vilës në “Adush

Erzeni teksa kërkonte të linte pak krahëve momentin e vështirë që po kalon, nuk ia arriti synimit për të fituar përballë Kastriotit. Madje në minutën e 4-t, ishte Kastrioti që kaloi në avantazh. Krutanët zhbllokojnë rezultatin me Karakaçin, që ekzekuton një goditje dënimi, por gjyqtari e anullon golin, pasi u konsultua me VAR për një ndërhyrje të gabuar të Selmanit ndaj portierit Xhika.

Pas pushimit, e njejta tablo si në pjesën e parë. Luhet kryesisht në mesin e fushës, por mungojnë rastet për shënim. Në minutën e 71-të, fati nuk ishte me Erzenin për të shënuasr golin e fitores. Goditja e topit me kokë e brazilianit Enck ndalet nga shtylla.

Skuadra firmosën barazimin 0-0, i cili ishte i merituar për atë çka dhanë të dyja skuadrat në fushë. Erzeni në kuotën e 38 pikëve renditet në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti me 10 pikë më pak, mbyll tabelën e renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll