Sport

Xavi këshillon Gavin të mos largohet nga Barça: “Nuk do të jetë aq i lumtur jashtë”

Trajneri katalanas pohoi se skuadra më e mirë për futbollistin e ri do të jetë gjithmonë Barcelona

15 Prill 2023, 15:58 Nga DOSJA
Xavi këshillon Gavin të mos largohet nga Barça: “Nuk do

SPANJE - Xavi Hernández doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për thashethemet se Gavi po largohej në një tjetër klub të madh në Evropë.

"Gavi nuk do të ishte aq i lumtur në asnjë ekip tjetër në botë sa është këtu. Ai ka gjithçka, ai është titullar në moshën 18 vjeç. Ai është një futbollist që më emocionon dhe ai është i mrekullueshëm. E ardhmja e tij është me Barçën dhe ai nuk do të jetë shumë i lumtur jashtë”,- theksoi trajneri i Barçës.

Ditët e fundit raportohet se të mëdhenjtë e kontinentit janë më se të vëmendshëm ndaj situatës së pasigurt kontraktuale me Barçën. Ai rinovoi kontratën disa muaj më parë deri në qershor 2026, por kjo zgjatje është pezulluar për shkak të vështirësive në përshtatjen e kontratës së tij në masën e rregulluar të pagave të ekipit katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2023, 12:17

Rasti Negreira: Kërkohen 1.050.871 euro!

SPANJE - E shtuna e tij ishte sa dy muaj që kur Cadena Ser zbuloi pagesat nga Barcelona për kompanitë e Enríquez Negreira dhe ...