Bota

Vuçiç nis takimin në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, thirrje për të mos marrë pjesë në zgjedhje: Po kandidon partia e Thaçit dhe e Kurtit

Ai deklaroi se e di që serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje të gjithë njerëzve të jenë të bashkuar dhe të bojkotojnë votimin në zgjedhjet e 23 prillit.

12 Prill 2023, 22:25 Nga a.l
Vuçiç nis takimin në Rashkë me përfaqësuesit
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur takimin në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. Ai ka folur për situatën politike dhe zgjedhjet e paralajmëruara në katër komunate veriut.  Lideri serb tha se zgjedhjet janë caktuar edhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asosacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione, shkruan Danas. 

"Nuk u shkon mendja të formojnë ZSO. Dhe pastaj ata thanë, ata kanë thënë për javë të tëra, se do të më shpallnin fajtor nëse zgjedhjet do të prisheshin. Ju lutem imagjinoni, është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, sepse jam i sigurt se as disa ministra nuk e dinë, a e dini se kush ka aplikuar për zgjedhje. Aplikoi Vetëvendosje, PDK në Mitrovicë. Pra partia e Thaçit dhe e Kurtit. Dhe tani, në bazë të katër për qind të tyre, sa prej tyre jetojnë në veri të Mitrovicës, jo në thelb, por në dukje, do ta sigurojnë që Kurti të jetë kryetar i Mitrovicës",  tha ai.

Ai deklaroi se e di që serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje të gjithë njerëzve të jenë të bashkuar dhe të bojkotojnë votimin në zgjedhjet e 23 prillit. Vuçiç poashtu tha se politika serbe duhet të jetë një politikë paqeje dhe një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me shqiptarët. Ai tha se nga marrëveshja e vitit 2015, Serbia ka të drejtë të financojë Asosacionin dhe se kjo dispozitë është e një rëndësie më të madhe.

aleksander vucic

Sondazh

Poll