Bota

Gjyqi në Hagë/ Aprovohet prova materiale në mbrojtje të Selimit, seanca kalon në private

Materiali është aprovuar në kohën kur dëshmitarja e parë e Prokurorisë Speciale për rastin “Thaçi dhe të tjerët” po intervistohej nga mbrojtja. Pas miratimit, seanca ka kaluar në private.

13 Prill 2023, 10:39 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Aprovohet prova materiale në mbrojtje të
avokati Geoffrey Roberts

HAGË- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka kaluar në private. Sot ka vazhduar dita e tretë e dhënies së dëshmisë, ku është aprovuar edhe prova materiale në mbrojtje të Rexhep Selimit. 

Gjykatësi i Gjykatës Speciale Charles Smith ka aprovuar kërkesën e Geoffrey Roberts, avokatit të ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, për shtimin e një materiali prove. Gjatë kohës sa dëshmitarja e parë e Prokurorisë po sillej në seancë, avokati Roberts ka parashtruar kërkesë për dy dokumente që t’i shtohen si materiale prove përgjatë periudhës së intervistimit. Kjo është aprovuar nga gjykata.

Pas miratimit, seanca ka kaluar në private.

Avokati Roberts: Ndërkohë që po vjen dëshmitarja, dëshiroj që të paraqes si provë dhe të regjistrohet si provë kallëzimi penal që u diskutua dje me dëshmitaren. Është dokumenti me numër identifikimi ERN-066676 dhe 066696. Sërish, për qartësim, nuk ka të bëjë fare me vërtetësinë, por është thjesht një dokument janë deklaratat bashkëlidhur që kanë efektin mbështetës.

Prokurori Holing: Nuk kemi kundërshtim, por thjesht ka pjesë që përsëriten të cilat kanë bëjnë me vërtetësinë e fakteve për të cilat i janë bërë pyetje dëshmitares.

gjyqi ne hage rexhep selimi ne hage

Sondazh

Poll