Bota

Arrestohet me drogë në Turqi stilisti Valdrin Sahiti, po kalonte në zonën VIP me pasaportë diplomatike, policia e pikasi

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës.

13 Prill 2023, 10:35 Nga F.M
Arrestohet me drogë në Turqi stilisti Valdrin Sahiti, po kalonte
Valdrin Sahiti

TURQI- Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është vënë në pranga nga autoritetet turke pasi është kapur me drogë. KosovaNews bën me dije se Sahiti është kapur në aeroportin e Stambollit dhe akuzohet për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë. Nuk dihet ende sasia e drogës që i është gjetur.

Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj./Dosja.al

valdrin sahiti arrestohet valdrin sahiti

Sondazh

Poll