Bota

FOTO/ Djali ankohej se ishin të varfër, nëna vret 11-vjeçarin në SHBA

Nëna u tha oficerëve se djali i saj kishte qarë dhe rënkuar gjithë ditën për problemet financiare të familjes.

13 Prill 2023, 11:59 Nga I.A
FOTO/ Djali ankohej se ishin të varfër, nëna vret
Nena dhe djali

SHBA-  Një nënë nga Pensilvania akuzohet se ka mbytur djalin e saj 11-vjeçar sepse nuk donte që ai të rritej në varfëri. NY Post shkruan se Ruth DiRienzo-Whitehead, akuzohet për vrasjen e vogëlushit Matthew Whitehead. Nëna u tha oficerëve se djali i saj kishte qarë dhe rënkuar gjithë ditën për problemet financiare të familjes.

DiRienzo-Whitehead pranoi se e mbyti djalin e saj në mënyrë që ai të mos rritej me vështirësi financiare. Policia u thirr në shtëpinë e familjes kur babai i djalit zbuloi trupin e tij në dhomën e gjumit, ku kishte shkuar të flinte me gruan. Babai e kishte gjetur dhomën e gjumit të mbyllur dhe gruaja që ishte larguar me makinën e tyre. Autoritetet pretendojnë se DiRienzo-Whitehead u largua nga shtëpia pasi mbyti djalin e saj, por u arrestuar më vonë.

ruth dirienzo-whitehead matthew whitehead

Sondazh

Poll