Bota

"Do vazhdoj të luftoj për pafajsinë time"/ Eva Kaili reagon pas lirimi nga burgu

Kaili, një nga të pandehurat kryesore në çështjen Katargate ka shprehur se edhe pas lirimit ajo do të vazhdojë të luftojë për të vërtetuar pafajësinë e saj.

13 Prill 2023, 12:30 Nga f.i
"Do vazhdoj të luftoj për pafajsinë time"/ Eva Kaili
Eva Kaili

GREQI- Eurodeputetja greke Eva Kaili ka reaguar pas lirimit nga burgu pesë muaj pas arrestimit për skandalin Katargate. Mediat e huaja shkruajnë se Kaili, një nga të pandehurat kryesore në çështjen Katargate ka shprehur se edhe pas lirimit ajo do të vazhdojë të luftojë për të vërtetuar pafajësinë e saj.

"Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e deri më tani e kam parë dy herë në muaj. Do të qëndroj në Bruksel, do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”,- tha ajo.

Eva Kaili, një nga emrat kryesorë të skandalit të korrupsionit në Katargate që përfshiu Parlamentin Evropian, është liruar nga burgu pas më shumë se 4 muajsh izolim. Eurodeputetja tani është në arrest shtëpiak ku do të vëzhgohet me byzylyk elektronik, konfirmoi avokati i saj, Sven Meri. 

eva kaili

Sondazh

Poll