Bota

Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore, avokatja kërkon largimin e tij nga salla

Avokatja e tij ka thënë se klienti i saj nuk ndihet mirë për momentin dhe se i duhet të largohet nga salla e gjyqit

13 Prill 2023, 13:24 Nga f.i
Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore, avokatja
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën gjyqësore në Hagë. Avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, ka thënë se klienti i saj nuk ndihet mirë për momentin dhe se i duhet të largohet nga salla e gjyqit, shkruan telegram.com.

"Z.Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin. Mendoj se mund të qëndrojë edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj dhe nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”,- ka deklaruar avokatja e Jakup Krasniqit.

Ndërkohë, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon me dëgjimin e dëshmitares së parë.

gjyqi ne hage jakup krasniqi ne hage

Sondazh

Poll