Bota

Vizita në Irlandë/ Biden ndihet si në shtëpi, feston në bar me banorët

Biden teksa ka vizituar zonën ku kishte lindur stërgjyshi i tij, ndihet si të kthehet në shtëpinë e tij.

13 Prill 2023, 13:53 Nga f.i
Vizita në Irlandë/ Biden ndihet si në shtëpi, feston në
Biden në Irlandë

IRLANDË- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Irlandë ka mbajtur një fjalim në një bar në County Louth ku mijëra njerëz u mblodhën për ta përshëndetur atë. Mediat e huaja shkruajnë se Biden teksa ka vizituar zonën ku kishte lindur stërgjyshi i tij, ndihet si të kthehet në shtëpinë e tij.

Për presidentin e SHBA-së përveçse një vizitë zyrtare, ky ishte një udhëtim plot nostalgji për Joe Biden për të rizbuluar rrënjët e tij në Irlandë.

'Shpresa është ajo që rreh në zemrën e të gjithë njerëzve dhe veçanërisht në zemrat e irlandezëve. Çdo veprim ka të bëjë me shpresën se ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë”,- tha Biden.

Vizita e Biden vjen në 25-vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë të vitit 1998 që i dha fund 30 viteve gjakderdhje midis  sindikalistëve, të cilët dëshironin që Irlanda e Veriut të ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe nacionalistëve të cilët donin  që ajo ishte pjesë e Republikës së Irlandës. Presidenti Biden është takuar me liderin britanik Rishi Sunak me të cili diskutoi se marrëveshja e re e Brexit mund të sjellë investime të rëndësishme në vend.

joe biden joe biden vizite ne irlande

Sondazh

Poll