Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan, burimet: Është aprovuar personalisht nga Putin

Sipas burimeve, miratimi i arrestimit nga presidenti rus pasqyron “influencën në rritje të linjës së ashpër të Kremlinit”, të cilët po shtyjnë të intensifikojnë konfrontimin e Moskës me Uashingtonin.

13 Prill 2023, 12:20 Nga f.i
Arrestimi i gazetarit amerikan, burimet: Është aprovuar personalisht
Evan Gershkovich dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka aprovuar personalisht arrestimin e gazetarit amerikan të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, sipas burimeve. Mediat e huaja raportojnë se sipas burimeve, miratimi i arrestimit nga presidenti rus pasqyron “influencën në rritje të linjës së ashpër të Kremlinit”, të cilët po shtyjnë të intensifikojnë konfrontimin e Moskës me Uashingtonin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli se vendimi nuk ishte i Putin, por ishte në “prerogativën totale të shërbimeve speciale”.

Gershkovich akuzohet për spiunazh. Ai është kthyer në të parin gazetar që arrestohet për spiunim të dyshuar në vend që nga Lufta e Ftohtë me SHBA-të. Gazetari rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse shpallet i pafajshëm. Shtetet e Bashkuara e caktuan zyrtarisht Gershkoviçin si “të arrestuar gabimisht” në fillim të kësaj jave, por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se masa nuk do të ndryshonte qasjen e Moskës.

vladimir putin arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll