Bota

Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzim pa Meghan, Mbreti Charles ‘i zhgënjyer’

Pas lajmit burimet mbretërore njoftuan se Mbreti Charles III është 'shumë i zhgënjyer' që nuk do ta shohë Dukeshën e Sussex ose nipërit e tij në kurorëzimin e tij, por është i lumtur që Princi Harry ka vendosur të marrë pjesë.

13 Prill 2023, 09:56 Nga f.i
Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzim pa Meghan,
Princi Harry, Meghan Markle dhe Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit, por Meghan Markle, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Dailymail raporton se Buckingham Palace konfirmoi se Markle do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre. Mungesa e Dukeshës vjen, pasi në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të.

Pas lajmit burimet mbretërore njoftuan se Mbreti Charles III është 'shumë i zhgënjyer' që nuk do ta shohë Dukeshën e Sussex ose nipërit e tij në kurorëzimin e tij, por është i lumtur që Princi Harry ka vendosur të marrë pjesë. Ftesa për kurorëzimin i kishte mbërritur çiftit disa javë më parë dhe tensioni në Angli sa vinte e shtohej pasi Harry dhe Meghan qëndruan të heshtur nëse do ta pranonin apo jo.

Ceremonia e kurorëzimit është planifikuar të zhvillohet në 6 maj në Westminster Abbey, ku deri tani të pranishëm do të jenë rreth 2 mijë të ftuar.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll