Sport

Pioli paralajmëron kuqezinjtë: "Napoli është një ekip i frikshëm edhe pa Osimhen"

Mungesa e Victor Osihmen në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League nuk e ka shqetësuar Stefano Piolin, trajnerin e Milanit që theksoi se Napoli ka treguar potencialin e tij për të fituar pa sulmuesin nigerian.

11 Prill 2023, 21:09 Nga DOSJA
Pioli paralajmëron kuqezinjtë: "Napoli është një

ITALI - Milani, i përforcuar nga triumfi i fundit 4-0 në "Diego Maradona" për kampionatin, pret Napolin të mërkurën në mbrëmje (21:00), në sfidën e parë kundër njëri-tjetrit për çerekfinale të Champions League. Në këtë ndeshje, kuqezinjtë nuk do të gjejë përballë Victor Osimhen, ashtu si edhe në Serie A.

Arsyeja është se nigeriani nuk e ka kapërcyer problemin e dëmtimit të kofshës që e ka pllakosur në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, Stefano Pioli kujdeset që të mbajë vigjilentë të gjithë ekipin dhe paralajmëron se skuadra e Luciano Spallettit është jashtëzakonisht e rrezikshme edhe pa lojtarin kryesor, siç është qendërsulmuesi nigerian.

“Ai është një sulmues shumë i madh, i cili shënon herë pas here si në ligë, ashtu edhe në Evropë, por Napoli para ndeshjes mes nesh ka fituar edhe pa të. Ata kanë sulmin më produktiv në Champions League dhe do të jetë një lojë shumë e vështirë, por Napoli është i frikshëm edhe pa të”,- theksoi trajneri i kampionëve të Italisë, për të shtuar:

"Jemi të qetë, e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. E dimë se duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një kundërshtari shumë të madh. Të dy kemi të njëjtat shanse për t'u kualifikuar si ne, si ata".

I pyetur për të komentuar deklaratën e fundit të Paolo Maldinit, se fitorja e Milanit në Champions League ishte një ëndërr, ai tha: "Është mirë të ëndërrosh. Me fuqinë e ëndrrave, ne fituam Scudetton vitin e kaluar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll