Sport

Trajneri Ancelotti: “Duam një natë tjetër magjike në Bernabeu, vitin e kaluar vuajtëm shumë kundër Chelsea”...

Carlo Ancelotti foli shumë mirë për Lampardin dhe Chelsean, të cilët i shpalli fansa, ndërsa shprehu dëshirën për të përjetuar një tjetër natë magjike në Bernabeu në përballjen e parë të Realit me ‘Blutë’.

11 Prill 2023, 20:51 Nga DOSJA
Trajneri Ancelotti: “Duam një natë tjetër magjike në

SPANJE - Reali është kampion i Spanjës, Europës dhe botës, dhe me këto vlerësime që e shoqërojnë, zbret në betejën e çerekfinales së Champions League, duke mbajtur titullin e favoritit, ndaj Chelseas problematik të këtij viti, i cili ka mbetur në mes të renditjes në Premier League.

Megjithatë, merengët nuk po i nënvlerësojnë aspak kundërshtarët e tyre dhe Carlo Ancelotti u sigurua ta bënte të qartë këtë në konferencën e tij për shtyp të martën, ku kishte fjalë shumë lajkatare për londinezët.

“Ndeshja e së mërkurës nuk është vendimtare, por mund të na japë avantazh përsa i përket revanshit. Jemi të emocionuar, duam një tjetër natë magjike në Bernabeu”,- theksoi fillimisht katër herë fituesi i Champions League dhe shtoi: "Chelsea ka një ekip të lartë, por ata nuk po kënaqen për momentin. Por ndoshta kjo do t'i motivojë ata të japin maksimumin”.

Ai lavdëroi Chelsean, por i shkeli syrin... Milanit

Më vjen keq për situatën e tyre sepse në dy vitet që isha atje, kam kaluar shumë mirë, kam kujtime fantastike. Unë jam një tifoz i Chelseas. Nëse do të kthehem? Jo, shpresoj që Lampard të bëjë një punë të shkëlqyer. Ai ishte një lojtar i madh, ai ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë mirë si trajner”.

Për ndeshjen e parë mes dy skuadrave të mërkurën në mbrëmje (21:00) ai tha: "Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë ndaj tyre. Do të përpiqemi të mbrohemi mirë dhe sulmojmë siç bëmë kundër Barcelonës”.

Vlen të theksohet, se Milani nuk ka munguar në raportimet e trajnerit me përvojë, ku Ancelotti ka lënë të kuptohet se shpreson t'i takojë në ditëlindjen e tij: "Unë dhe Paolo Maldini nuk kemi kujtime të mira nga Stambolli. I uroj atij më të mirat, ai ishte kapiteni dhe shoku im i skuadrës, nëse mund të takohemi në ditëlindjen time (10 qershor), që është data e finaljes së Champions League të këtij viti, do të ishte shumë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll