Sport

Zbulohet skandali i Argjentinës! Messi i jep kapitenit Hugo Loris një flamur të vitit 1990, marrë një koleksionisti argjentinas në Katar

Argjentina nuk kishte një flamur për finalen e Kupës së Botës 2022 kundër Francës për shkak të një gabimi të federatës… Përfundimisht gjeti një të vitit 1990 nga një koleksionist që jetonte në Katar!

11 Prill 2023, 20:25 Nga DOSJA
Zbulohet skandali i Argjentinës! Messi i jep kapitenit Hugo Loris një

KATAR - Një incident i pabesueshëm u zbulua ditët e fundit nga mediat argjentinase dhe që kishte të bënte me finalen historike të Botërorit 2022 kundër Francës, ku “Albiceleste” u kurorëzuan kampionë bote.

Ngjarja ka të bëjë me shkëmbimin tradicional të suvenireve mes kapitenëve të dy skuadrave para çdo ndeshjeje, për të cilën Argjentina ishte krejtësisht e papërgatitur, pasi nuk kishte... flamur!

Edhe pse në ndeshjet e mëparshme, Lionel Messi normalisht i kishte dhënë flamurin e federatës kapitenit kundërshtar, për ndeshjen finalen nuk mbeti asnjë flamur.

Zgjidhjen e ka dhënë një argjentinas, i cili prej 18 vitesh jeton në Katar dhe që nga fillimi i turneut ka ndihmuar misionin e bashkatdhetarëve. Ndër të tjera, Javier Malouf njihet edhe për koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të futbollit, i cili përfshin trashëgimi të të gjitha llojeve dhe të çdo epoke. Në fakt, në duart e tij është edhe fanela e Diego Maradonës që ka veshur kundër Anglisë në vitin 1980, ndërsa ka botuar edhe një libër, me titullin “La Camiseta de River” (tifoz i River Plate).

Një natë përpara finales, Malouf priti një grup prej rreth njëzet bashkatdhetarësh të tij për një barbecue, katër prej të cilëve ishin lojtarë nga kampionët e botës 1986. Gëzimin e ka ndërprerë një telefonatë e një njeriu të federatës, i cili kërkonte me dëshpërim një flamur për finalen. Malouf kishte dy në koleksionin e tij, një të vitit 1990 dhe një më modern, por nuk i kishte në shtëpi dhe caktoi një takim mëngjesin tjetër.

Kur i gjeti, u dërgoi një foto të të dyjave dhe federata zgjodhi atë të vitit 1990, nga një miqësore mes Argjentinës dhe Zvicrës. Evropianët drejtoheshin nga Uli Stilicke, i cili u bë marrësi i fundit i flamurit dhe e merrte me vete kudo që punonte. Fati e solli atë mes viteve 2008 dhe 2014 në Katar dhe kështu flamuri i kaloi Maloufit.

Njerëzit e federatës e morën flamurin pak orë para finales, e pastruan, prenë fijet e varura dhe e përmirësuan sa më shumë imazhin e saj. Më pas u la në dollapin e Messit në dhomën e zhveshjes, për t'ia dhënë Hugo Lloris para fillimit të ndeshjes.

Më në fund, gjithçka është mirë, pasi kjo gafë nuk u vu re dhe mund t'i ketë sjellë fat Argjentinës, e cila u kurorëzua kampione. E vetmja e keqe është se Maloof po kërkon sërish flamurin për ta rikthyer në koleksionin e tij dhe deri më tani nuk ka mundur ta marrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll