Sport

Konflikti mes Alex Baena dhe Fede Valverde ka arritur majat! Lojtari i Villarrealit tregon se ka marrë kërcënime me vdekje...

“Dëmi i shkaktuar familjes sime është i pariparueshëm dhe i pajustifikuar, ka kërcënime, ofendime, madje edhe mesazhe private që duan vdekjen e familjes sime. Dje njoftuam policinë, do ta lëmë drejtësinë të bëjë rrugën e saj”, deklaron Alex Baena.

11 Prill 2023, 19:17 Nga DOSJA

Konflikti mes Alex Baena dhe Fede Valverde ka arritur majat! Lojtari i

SPANJE - Alex Baena dhe Federico Valverde u përfshinë në një konflikt përmasash, me lojtarin e “Santiago Bernabeut”, që goditi kundërshtarin në fytyrë pas ndeshjes së Villarrealit me Real Madridin.

Pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes së Villarrealit me Real Madridin, Alex Baena zbuloi se kishte marrë kërcënime me vdekje, gjë që e bëri të denonconte në polici.

“Të shtunën e kaluar u sulmova nga një koleg, pas përfundimit të ndeshjes kundër Real Madridit ”,- tha Alex Baena, pa treguar emrin e futbollistit që e goditi.

“Pas asaj që ndodhi, dolën në dritë disa komente, me siguri të bëra nga rrethi i tij, të cilët thoshin se gjoja unë i uroja dëm familjes së tij. Që atëherë, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, nuk është publikuar asnjë provë për të mbështetur faktet që më atribuohen.  Shfrytëzuan një fatkeqësi për të justifikuar sulmin dhe ka gënjeshtra që lëndojnë më shumë se grushtet.

Konflikti mes Alex Baena dhe Fede Valverde ka arritur majat! Lojtari i

Dëmi i shkaktuar familjes sime është i pariparueshëm dhe i pajustifikuar, ka kërcënime, ofendime, madje edhe mesazhe private që duan vdekjen e familjes sime. Dje njoftuam policinë, do ta lëmë drejtësinë të bëjë rrugën e saj”, vijoi Alex Baena.

Çfarë ndodhi mes Federico Valverde dhe Alex Baena?

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde thuhet se përfundoi duke goditur me grusht Alex Baenën në parkun e makinave të stadiumit “Santiago Bernabeu”, pasi lojtari i Villarrealit dyshohet se i ka thenë atij: "Qaj tani, se djali yt nuk do të lindë!", kjo duke aluduar se bashkëshortja e Valverdes, Mina, ka probleme me shtatzëninë e dytë dhe në fillim të vitit 2023 ishte pranë humbjes së foshnjës.

Konflikti mes Alex Baena dhe Fede Valverde ka arritur majat! Lojtari i

Pas incidentit të ndodhur në fund të ndeshjes së Real Madridit ndaj Villarrealit, Federico Valverde rrezikon një pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje, por kjo mund të zbatohet sezonin e ardhshëm, pasi hetimi do të marrë shumë kohë.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Villarrealit në stadiumin “Santiago Bernabeu” është fituar nga mysafirët me rezultat 3-2. Rezultati e la Realin me 59 pikë dhe i dyti në La Liga, 13 pikë pas Barcelonës, ndërsa Villarreal është i pesti me 47 pikë, katër pas Real Sociedad dhe tre përballë Real Betis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll