Bota

KAOS në Britani/ Më shumë se 1000 të rinj organizojnë festë me muzikë të lartë, ZHURMA shqetëson banorët, 4 përfundojnë në spital, dëshmia: Nuk mund të fle!

Sherfi i policisë së zonës, njoftoi se po merren masa për largimin e tyre. 

10 Prill 2023, 16:51 Nga a.l
KAOS në Britani/ Më shumë se 1000 të rinj organizojnë
Më shumë se 1,000 njerëz organizojnë festë me muzikë të lartë

BRITANI- Rreth 1000 të rinj kanë organizar një festë të 'çmendur' me muzikë të lartë në një pronë industriale Kenfig në Margam në Uells. Mediat e huaja raportojnë se 4 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zhurmës akustike. Disa prej të pranishme në festën e paligjshme udhëtuan më shumë se 200 milje për të marrë pjesë në ngjarjen e quajtur 'EggTech'. Dëshmitarët raportuan se në vendin ku u organizua festa janë parë njerëz të shtrirë në rrugë. 

Sherfi i policisë së zonës, njoftoi se po merren masa për largimin e tyre. 

"Ne po angazhohemi me të pranishmit në vendngjarje për t'u siguruar që ata të largohen nga vendi në mënyrë të sigurtë duke respektuar banorët vendas", tha Mark Trevis. 

Në Facebook, njerëzit që jetonin 10 milje në Port Talbot komentuan duke thënë se mund ta dëgjonin muzikën nga zhurma deri të dielën.

"Po vazhdon akoma. Unë jam i gjithi për t'u argëtuar, por kjo është qesharake. Unë thjesht dua të fle në qetësinë që duhet të jetë shtëpia ime", shkroi njëri prej tyre. 

"E pyesja veten se çfarë ishte ajo zhurmë e vazhdueshme mbrëmë. Unë jam afër plazhit Aberavon dhe mund ta dëgjoja", shtoi një tjetër. 

Kjo festë organizohet çdo vit, në vende të ndryshme. Vitin e kaluar u mbajt në Dorset. Këtë vit, festa fillimisht do të mbahej në Bristol por më pas u zhvendos në Kenfig. 

eggtech

Sondazh

Poll