Bota

Shtrëngohen masat ndaj grave në Iran, nuk do të lejohen në metronë e Teheranit nëse nuk vendosin shaminë

Shumë gra iraniane, veçanërisht në qendrat urbane, kanë refuzuar të respektojnë rregullat e hixhabit, në shenjë se protestat "gratë, jetë, liri" që filluan në shtator vazhdojnë në një formë më të individualizuar.

10 Prill 2023, 16:26 Nga a.l
Shtrëngohen masat ndaj grave në Iran, nuk do të lejohen në
Metro

IRAN- Gratë iraniane të cilat nuk kanë vendosur hixhabin, do të ndalohet të hyjnë në metronë e Teheranit. Ky është rregulli i ri i vendosur nga grupet e zbatimit të hixhabit, ku ndër të tjera theksoi se ato gjithashtu do të rrezikojnë të pushohen nga puna. 

Masa duket të jetë pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të detyruar organet publike iraniane të marrin përgjegjësi më të madhe për zbatimin e hixhabit. Shumë gra iraniane, veçanërisht në qendrat urbane, kanë refuzuar të respektojnë rregullat e hixhabit, në shenjë se protestat "gratë, jetë, liri" që filluan në shtator vazhdojnë në një formë më të individualizuar, shkruan The Guardian. 

Rregulla të ndryshme janë vendosur në stacione dhe qytete të ndryshme, pasi në rrjete sociale u shfaqën gra të pambuluara. Qeveria tha të shtunën se planifikonte të instalonte kamera në rrugë për të zbuluar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes dhe se do të vendoseshin gjoba.

iran hixhabi

Sondazh

Poll