Bota

Sulm me armë zjarri në Louisville, vriten 6 persona, Policia qëllon agresorin

Sipas CNN, në një konferencë të shkurtër për shtyp, sherifi i Louisville tha se oficerët iu përgjigjën zjarrit nga vrasësi, duke e vrarë atë.

10 Prill 2023, 16:28 Nga k.m.
Sulm me armë zjarri në Louisville, vriten 6 persona, Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Tjetër sulm me armë zjarr në SHBA. Të paktën pesë persona u vranë nga të shtënat jashtë një banke në Louisville, një qytet i vogël në Kentaki. Mes viktimave do të është edhe agresori dhe një efektiv i Policisë. Ndërkohë që të plagosur mbetën 8 persona.

Sipas CNN, në një konferencë të shkurtër për shtyp, sherifi i Louisville tha se oficerët iu përgjigjën zjarrit nga vrasësi, duke e vrarë atë. Më pas, ai u zbulua se ishte një ish-punonjës banke, i cili ishte kthyer për të marrë "hak". Kur patrullat e para mbërritën në vendngjarje – tre minuta pas alarmit të parë – vrasësi ishte ende duke qëlluar. Ndaj dhe efektivët, u detyruan që të hapnin zjarr ndaj tij. 

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur vrasjen masive të sotme "një akt të pakuptimtë të dhunës me armë". Ai thotë se "shumë amerikanë" po paguajnë "mosveprimin" me jetën e tyre, pasi ai u kërkoi republikanëve në Kongres të bëjnë më shumë.

"Kur do të veprojnë republikanët në Kongres për të mbrojtur komunitetet tona?"

Që nga fillimi i vitit 2023, më shumë se 11,500 njerëz janë vrarë tashmë nga sulmet me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara. Por një reformë për ndalimin e armëve, e paralajmëruar nga Presidenti Joe Biden, për momentin duket e pamundur. Më 3 mars 298 ndodhi masakra e fundit në një shkollë fillore në Nashville, ku u shënuan 6 të vdekur, mes të cilëve 3 fëmijë.

kentaki sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll