Bota

SHBA gjithashtu spiunoi edhe Zelenskyy, DOKUMENTET detyruan Ukrainën të ndryshonte planet e saj ushtarake

Sipas burimeve, Ukrainës iu desh të ndryshonte disa plane ushtarake pasi dokumentet u zbuluan për publikun e gjerë.

10 Prill 2023, 16:00 Nga k.m.
SHBA gjithashtu spiunoi edhe Zelenskyy, DOKUMENTET detyruan Ukrainën
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- CNN amerikan njoftoi se kishte akses në 53 dokumente të zbuluara nga Pentagoni, të cilat duket se janë krijuar nga mesi i shkurtit deri në fillim të marsit, dhe në të cilat, ndër të tjera, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë spiunuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Sipas burimeve, Ukrainës iu desh të ndryshonte disa plane ushtarake pasi dokumentet u zbuluan për publikun e gjerë.

"Kjo nuk është për t'u habitur,"-tha një burim i afërt me Zelenskyy, por theksoi se ata ishin të shqetësuar për rrjedhjet e të dhënave. Megjithatë, CNN raporton se zyrtarët ukrainas janë thellësisht të frustruar nga rrjedhja e informacionit.

Një raport i inteligjencës amerikane thotë se në fund të shkurtit, Zelenskyy "sugjeroi të sulmonte vendndodhjet ruse në rajonin e Rostovit" duke përdorur drone, pasi Ukraina ende nuk ka armë me rreze të gjatë të afta për të sulmuar kaq larg. Informacioni i inteligjencës mund të justifikojë pozicionin e Uashingtonit, që nuk dëshiron të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi, nga frika se Kievi mund t'i përdorë ato për të sulmuar territorin rus. Megjithatë, ukrainasit premtuan se nuk do ta bënin sulmin.

Javën e kaluar u zbuluan në publik të dhënat e inteligjencës së Pentagonit, ku SHBA ka spiunuar jo vetëm vendet kundërshtare, por edhe aleatët. Pas zbulimit të dokumenteve, komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës duhej të ndryshonte disa plane.

Edhe pse mediat nuk kanë bërë të ditur se çfarë saktësisht ka ndryshuar, mendohet se ndryshimet kanë të bëjnë me aktivitetet ajrore. 

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll