Bota

Hetimet VAZHDOJNË! Vëllezërit Tate rikthehen në Bukuresht, merren në pyetje nga prokurorët

Tate, me syze dielli të errëta, dukej rastësore teksa kishte veshur një bluzë dhe tuta blu, e nga ana tjetër vëllai i tij, Tristan zgjodhi një pamje më të përkujdesur duke veshur një kostum dhe këmishë të zezë.

10 Prill 2023, 16:42 Nga k.m.
Hetimet VAZHDOJNË! Vëllezërit Tate rikthehen në Bukuresht,
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë fotografuar sot teksa shkonin për t'u marrë në pyetje pas lirimit të tyre nga burgu. Teksa ndodhen në masën e sigurisë "arrest shtëpie", sot ata u nisën për në Bukuresht për t'u marrë në pyetje. Ata u shfaqën pa emocione teksa u drejtuan brenda Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).

Tate, me syze dielli të errëta, dukej rastësore teksa kishte veshur një bluzë dhe tuta blu, e nga ana tjetër vëllai i tij, Tristan zgjodhi një pamje më të përkujdesur duke veshur një kostum dhe këmishë të zezë. Por ata të dy u shfaqën shumë më optimistë kur u larguan pas marrjes në pyetje, me buzëqeshje në fytyrë.

Një zëdhënës i vëllezërve e përshkroi vizitën si "rutinë", përpara se të theksonte se ende ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

Dyshja u përshëndet nga një mori fotografësh në shkallët e godinës në kryeqytet. Tate dhe Tristan u liruan të dy nga burgu rumun në të cilin ishin mbajtur për 3 muaj më 31 mars. 

Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G).

andrew tate tristan tate arrestohet andrew tate

Sondazh

Poll