Bota

Provokon Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vranë. Radoje Zvicer dhe Lazoviçin i "pres" edhe në opozitë

Dritan Abazoviç tha se gabimi më i madh i Katniqit ishte që nuk e arrestoi, por i listoi edhe gabimet "mafias".

10 Prill 2023, 15:47 Nga k.m.
Provokon Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç adresoi akuzat e ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal të Skaljar, pasi u shpreh se nuk mund ta arrestontepër shkak të pengesave që i dolën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas Vijesti, Abazoviç tha se gabimi më i madh i Katniqit ishte që nuk e arrestoi, por i listoi edhe gabimet "mafias".

"Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë kur them diçka publikisht...Gabimi më i madh i Katniç ishte që nuk më arrestoi dhe gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau. Për Katniçin dhe kumbarin e tij Zoran Lazoviçin dhe për Radoje Zvicerin jam ende këtu. Edhe kur të jem në opozitë dhe kur të mos jem në politikë, ende i pres,”- u tha Abazoviç gazetarëve në vilën “Gorica”.

Zoran Lazovic ishte drejtori i Policisë, por u shkarua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar, ndërsa Radoje Zvicer është lider i klanit Kavaçki, i njohur si një nga më të pushtetshmit në rajon që ka tentuar edhe vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Gjatë kohës kur ishte ministër i Brendshëm por edhe kur u bë kryeministër, Dritan Abazoviç shpesh i ka përmendur me emër, duke aluduar se kanë pasur lidhje edhe me presidentin, tashmë në largim, Milo Gjukanoviç.

dritan abazoviç radoje zvicer

Sondazh

Poll