Bota

Po hynin në muzeun e dinozaurve në Angli/ Dy aktivistët e 'Just Stop Oil' kapen nga oficerët e policisë, MOMENTI kur shtrihen me forcë në dysheme (VIDEO)

Pamjet e postuara nga grupi i protestës tregojnë Daniel Knorr, 21 vjeç dhe Victoria Lindsell, 67 vjeç, duke u ngjitur mbi një pengesë të ulët metalike të cilët më pas janë shtrirë me forcë në tokë nga stafi. 

10 Prill 2023, 16:36 Nga a.l
Po hynin në muzeun e dinozaurve në Angli/ Dy aktivistët e
Aktivistët

ANGLI- Dy aktivistë të 'Just Stop Oil' janë ndaluar nga policia teksa kanë hyrë në një ekspozitë të 'Dippy the Dinosuar' në Galerinë e Artit dhe Muzeun Herbert në Coventry. 

Pamjet e postuara nga grupi i protestës tregojnë Daniel Knorr, 21 vjeç dhe Victoria Lindsell, 67 vjeç, duke u ngjitur mbi një pengesë të ulët metalike të cilët më pas janë shtrirë me forcë në tokë nga stafi. 

Dyshja u çuan më pas në pranga nga oficerët e policisë së West Midlands. Aktivistët kishin planifikuar të spërkatnin me bojë ekspozitën e dinosaurëve. Një zëdhënës i policisë së ëest Midlands konfirmoi se dy persona u arrestuan në muze rreth orës 1.

Lindsell, një mësuese e gjuhës angleze nga Leamington, Warwickshire, tha se ndihej e detyruar të merrte pjesë në aksionin e 'rezistencës civile' sepse asgjë tjetër nuk e ka shtyrë qeverinë gjenocidale të veprojë për mirëqenien e të gjithëve, shkruan The Guardian.  

Knorr, një student nga Oksfordi, tha gjithashtu se ai ndjente se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të merrte pjesë në aksion. 

"Ne po i afrohemi vuajtjeve, vdekjeve masive dhe asgjësimit të specieve tona", tha ai. 

 

 

dippy the dinosaur coventry

Sondazh

Poll