Bota

Pas hyrjes së Finlandës në NATO, Rusia po forcon mbrojtjen kufitare me Poloninë

Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse i kushtojnë vëmendje të veçantë kufirit me Finlandën, i cili tashmë është bërë pjesë e NATO-s.

10 Prill 2023, 15:44 Nga I.A
Pas hyrjes së Finlandës në NATO, Rusia po forcon mbrojtjen
Kremlini

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se pas hyrjes së Finlandës në NATO, filloi forcimin e kufijve veriperëndimorë të vendit. Gjenerali Andrej Demin theksoi se intensiteti i stërvitjes së njësive të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë është rritur shumë herë. Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse i kushtojnë vëmendje të veçantë kufirit me Finlandën, i cili tashmë është bërë pjesë e NATO-s.

“Finlanda është bërë pjesë e bllokut të NATO-s. Suedia po përgatitet të bashkohet me aleancën. Në këto rrethana, forcat e mbrojtjes ajrore po shtojnë trupat e tyre në kufirin shtetëror në veriperëndim të vendit në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimeve”, tha Demin.

Më 4 prill të vitit 2023, Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s. Nga ana tjetër, Suedia është ende në pritje të hyrjes pasi nuk ka marrë ende miratimin e Hungarisë dhe Turqisë. Pak më herët, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë reagoi për hyrjen e Finlandës në NATO, e cila njoftoi se situata në veri të Evropës do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas anëtarësimit të shtetit finlandez në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

andrej demin lufta ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll