Bota

Dhunoi bashkëshorten e tij, policia amerikane arreston presidentin e klubit grek

Gruaja e tij është gjetur e mavijosur në kyçet e këmbëve dhe gjunve si dhe me gjak në duar, ku policia arriti në vendngjarje.

10 Prill 2023, 15:32 Nga a.l
Dhunoi bashkëshorten e tij, policia amerikane arreston presidentin e klubit
Andreë Barroëay

GREQI- Andrew Barroway, pronar i ekipit të futbollit Athens Kallithea, klub grek që luan në Super League 2 dhe aksioner i skuadrës së hokej Arizona Coyotes, u arrestua nga policia amerikane i akuzuar për dhuna ndaj gruas së tij. Mediat vendase raportojnë se, 57-vjeçari dyshohet se është përfshirë në një incident të rëndë që ka ndodhur në një hotel qendror të Pitkin County.

Gruaja e tij është gjetur e mavijosur në kyçet e këmbëve dhe gjunve si dhe me gjak në duar, ku policia arriti në vendngjarje. Dyshohet se biznesmeni e ka dhunuar atë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai u lirua me kusht duke paguar një gjobë prej 2500 dollarësh, por iu ndalua çdo kontakt me gruan e tij.

andrew barroway

Sondazh

Poll