Bota

Ambasadori Hill: Marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës nuk u arritën lehtë, pritet zbatimi konkret

Në një deklaratë për gazetarët në Valjevë, Hill tha se është arritur në një moment kyç zbatimi, të cilin e vlerësoi si një moment të vështirë.

10 Prill 2023, 15:06 Nga I.A
Ambasadori Hill: Marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës nuk u
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha sot se marrëveshja e Ohrit, si dhe marrëveshjet e tjera ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk janë arritur lehtë, duke shtuar se ka ardhur momenti kur pritet zbatim konkret. Në një deklaratë për gazetarët në Valjevë, Hill tha se është arritur në një moment kyç zbatimi, të cilin e vlerësoi si një moment të vështirë.

Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, nuk kam thënë për asnjë moment se ishte diçka e lehtë dhe se do të ishte e lehtë, por mendoj se kemi arritur një moment vendimtar në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit. Ky është një moment i vështirë, por mendoj se është një moment plot shpresë. Ne presim zbatimin në të ardhmen," tha Hill.

Hill shtoi se çështja e Kosovës duhet parë si çështje rajonale në kontekstin e Ballkanit të Hapur. Siç thotë ai, në këtë iniciativë vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke bashkëpunuar së bashku.

"Mendoj se kjo është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht drejt anëtarësimit të saj në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe anëtarësimit në BE", tha Hill.

christopher hill dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll