Bota

Daçiç: Nëse vendosim sanksione, Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën

Daçiç tha se disa vende evropiane, shumë më të zhvilluara se Serbia, tani punojnë më mirë me Rusinë sesa para sanksioneve.

10 Prill 2023, 14:55 Nga I.A
Daçiç: Nëse vendosim sanksione, Rusia nuk e ndryshon
Ivica Daçiç

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha sot se nuk beson se Rusia do të ndryshonte qëndrimin e saj ndaj Kosovës nëse Serbia vendos sanksione ndaj Moskës. Duke folur për TV Prva, Daçiç tha se Serbia dënon kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë për arsye parimore.

“Janë 84 shtete që e njohin Republikën e Kosovës, nga 193. Nëse dikush ngre çështjen e anëtarësimit në OKB, gjëja e parë që duhet bërë është të deklarohet Këshilli i Sigurimit, ku Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos”, tha ai.

Daçiç tha se disa vende evropiane, shumë më të zhvilluara se Serbia, tani punojnë më mirë me Rusinë sesa para sanksioneve. Duke komentuar marrëdhëniet me Kinën, ai kujtoi se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan atë vend.

"Ne duhet të shikojmë interesat tona, të ruajmë rrugën tonë evropiane dhe interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Interesi ynë është paqja në rajon dhe stabiliteti, si dhe mbrojtja e interesave të popullit tonë në Kosovë", tha Daçiç.

Ai theksoi se interesi i Prishtinës nuk është zbatimi i marrëveshjeve, por dëbimi i serbëve dhe krijimi i një atmosfere në të cilën Serbia nuk mund të ndihmojë më serbët në Kosovë. Ai ka thënë se Albin Kurti dëshiron ta paraqesë Serbinë si vend të keq dhe se ai dhe disa shtete perëndimore presin që Serbia të thotë se nuk do të negociojë.

"Politika jonë për të qenë në dialog është korrekte. Ne marrim lavdërime edhe nga perëndimi se kemi një qasje më konstruktive se Prishtina. Presidenti Vuçiç tha se ne kemi detyrim të zbatojmë parimet deri në vijat e kuqe, të cilat janë de facto apo njohja de jure e Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka pyetur sot se pse Prishtinën e shqetëson vizita e tij në Taxhikistan, Uzbekistan dhe Kirgistan, vende që nuk e kanë njohur Kosovën, kur nuk e kanë problem që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ishte atje muajin e kaluar.

Daçiç pyeti veten nëse Kosova pret që përfaqësuesit e Serbisë të lobojnë për njohjen e pavarësisë.

“Ne as që kemi folur shumë për Kosovën dhe Metohinë”, tha shefi i diplomacisë.

ivica daçiç

Sondazh

Poll