Bota

Shembja e ndërtesës në Marsejë/ Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 4 numri i të vdekurve, vijon kërkimi për 7 personat e zhdukur

Më shumë se 100 zjarrfikës u mobilizuan për kërkimet.

10 Prill 2023, 15:08 Nga a.l
Shembja e ndërtesës në Marsejë/ Thellohet bilanci i
Marsejë

FRANCË- Shkon në 4 numri i personave të vdekur nga shembja e ndërtesës në Marsejë të Francës dy ditë më parë. Mediat e huaja raportojnë se ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë puënën për gjetjen e 7 personave të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur. 

"Shpresa për të gjetur të mbijetuar është ende atje. Është punë shumë e përpiktë e bërë nga zjarrfikësit," u tha gazetarëve Ministri për Qytetet dhe Strehimin Olivier Klein. 

Më shumë se 100 zjarrfikës u mobilizuan për kërkimet.

Ngjarja ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës datë 9, në një lagje të vjetër në qendër të Marsejës, qyteti i dytë më i madh i Francës, më pak se një kilometër (një gjysmë milje) nga porti i tij i vjetër ikonik. Rreth 200 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonë. Deri më tani raportohet se numri i të vdekurve ka shpërthimi ka shkuar në 4, ndërsa 7 rezultojnë të zhdukur. Për arsye hetimore identiteti i viktimave nuk është bërë ende me dije.  

shembet ndertesa ne marseje

Sondazh

Poll