Bota

Protestuan kundër rekrutimit, 2 ish-ushtarë rusë dënohen me 19 vite burg

Më 11 tetor 2022, dy burrat hodhën një koktej molotov në një ndërtesë administrative në qytetin Bakal të rajonit Chelyabinsk në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë dhe mobilizimit të pjesshëm të Rusisë.

10 Prill 2023, 15:29 Nga a.l
Protestuan kundër rekrutimit, 2 ish-ushtarë rusë dënohen me
Ish oficerët e shërbimit të sigurisë Roman Nasryev, majtas dhe Alexei Nuriev, djathtas.

RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar një ish-oficer të shërbimit të sigurisë dhe një ish oficer të emergjencave me 19 vjet burg secili për djegien e një ndërtese të administratës së qytetit vjeshtën e kaluar. 

Roman Nasryev, një ish-shofer për Gardën Kombëtare Ruse (Rosgvardia) dhe Alexei Nuriev, një oficer në Ministrinë e Situatave të Emergjencave, u shpallën fajtorë për komplot për të kryer zjarrvënie me qëllim të destabilizimit të aktiviteteve të organeve qeveritare dhe stërvitje për qëllimi i kryerjes së aktiviteteve terroriste, shkruajnë mediat e huaja. 

Më 11 tetor 2022, dy burrat hodhën një koktej molotov në një ndërtesë administrative në qytetin Bakal të rajonit Chelyabinsk në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë dhe mobilizimit të pjesshëm të Rusisë. Ndërtesa e administratës së qytetit strehon një zyrë regjistrimi ushtarak. Dy burrat u arrestuan nga oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) menjëherë pasi i vunë zjarrin ndërtesës dhe një roje sigurie arriti të shuajë shpejt zjarrin.

roman nasryev alexei nuriev

Sondazh

Poll