Bota

Lukashenko takohet me ministrin rus të mbrojtjes: Shpresoj që Rusia ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj në rast agresioni

Ministri rus i mbrojtjes mbërriti në kryeqytetin bjellorus për të ndjekur marrëveshjet e fundit midis Lukashenkos dhe presidentit rus Vladimir Putin. 

10 Prill 2023, 14:51 Nga a.l
Lukashenko takohet me ministrin rus të mbrojtjes: Shpresoj që Rusia ta
Sergei Shoigu dhe Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar sot një takim me ministrin rus të mbrojtjes në Minsk, Sergei Shoigu. Ministri rus i mbrojtjes mbërriti në kryeqytetin bjellorus për të ndjekur marrëveshjet e fundit midis Lukashenkos dhe presidentit rus Vladimir Putin. 

Lukashenko i tha Shoigut se shpreson se Rusia do ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj në rast agresioni. Ata diskutuan gjithashtu trajnimin luftarak dhe kohezionin e forcave të përbashkëta të dy vendeve, ku përfshihen ushtarakë rusë që ndodhen në territorin e Bjellorusisë, shkruan CNN. 

Bjellorusia është një nga aleatët e paktë të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Ndërsa ushtria e vendit nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në luftime, Bjellorusia ndihmoi Rusinë të nisë pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga territori i saj.

lufta ukraine-rusi sergei shoigu aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll