Bota

Puna e qeverisë në 2 vite/ Kurti rendit SUKSESET: Ekonomia është rritur, janë hapur vende të reja pune, kemi luftuar krimin

Ai theksoi se investimet e huaja janë dyfishuar dhe buxheti është rritur me 760 milionë euro për dy vjet qeverisje.

6 Prill 2023, 14:29 Nga a.l
Puna e qeverisë në 2 vite/ Kurti rendit SUKSESET: Ekonomia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës pasqyroi punën dyvjeçare të Qeverisë. Ai u ndal në ekonomu e në sundimin e ligjit. 

Për ekonominë e vendit, sikundër ceku ai, ka pasur rritje prej 10% të brutoproduktit vendor, që është më e larta në historinë e deritashme të vendit. Ai vuri në dukje vështirësitë që ballafaqohej vendi, dhe jo vetëm, por i gjithë kontinenti si pasojë e luftës në Ukrainë. Ekonomia përjetoi një rritje prej 4%, teksa shtoi se nëse merret mesatarja e dy viteve arrin në 7%, që është më e larta për dy vjet rresht, që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Kryeministri Kurti lidhur me këtë çështje, përmendi si argument rritjen e eksporteve, ku këtë vit do të ketë rritje mbi një miliard euro, dukuri që tregon, siç tha ai, rritjen e gjallërisë së ekonomisë, rritjen e mallrave e shërbimeve.

Raporti eksport-import në vitet e mëparshme ishte 1-9, ndërsa sot është më pak se 1-6”, sqaroi kryeministri Kurti, teksa premtoi se ky trend do të përmirësohet edhe më tej.

Ai theksoi se investimet e huaja janë dyfishuar dhe buxheti është rritur me 760 milionë euro për dy vjet qeverisje.

Të bërit biznes kurrë nuk ka qenë më e leverdishme se sa tani”, deklaroi Kurti në ekspozeun e tij për qeverisjen dyvjeçare para deputetëve të Republikës së Kosovës.

Ai përmendi edhe rritjen e punësimit brenda kësaj kohe, ku sipas tij, mbi 34 mijë të punësuar janë më shumë se në vitet paraprake, ndërkohë që sa i përket punësimit të grave është shtuar në mbi 50.3 % të rritjes së gjithmbarshme. Kurti gjithashtu, përmendi programet sociale, mes tjerash, shtesat për lehona dhe për fëmijë, që është zbatuar për herë të parë.

Veç kësaj, kreu i qeverisë përmendi punësimin përmes programit “Superpuna” ku kanë përfituar të rinjtë nga mosha 18-25 vjeçare, ku janë punësuar 1500 të rinj dhe në programin Qeveria për Familjen” janë punësuar së paku një anëtar për familje, ku prej 1500 familje që kanë përfituar nga kjo skemë , në mesin e tyre janë mbi 600 gra që janë punësuar.

Kryeministri Kurti foli edhe për drejtësinë në vend, ku siç tha ai, në Kuvend është miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme” e që sipas tij, përfitimi i padrejtë duhet të konfiskohet.

Pos kësaj, Kurti vuri në dukej edhe procesin e “Vetting-ut”, ndërsa përmendi Gjykatën Komerciale, që do t'u lehtësojë bizneseve dhe ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë; është forcuar sundimi i ligjit, duke luftuar korrupsionin, ku me kontributin e policëve dhe qytetarëve janë bërë mbi 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, prej nga janë arrestuar mbi 320 veta, ku prej tyre janë mbi 300 zyrtarë publikë, derisa shtoi se në veri të vendit janë mbyllur 16 rrugë ilegale që  janë shfrytëzuar për trafikim ilegal e kontrabandë, si dhe janë shkatërruar dhjetëra grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive, teksa janë konfiskuar mbi 2 ton substanca narkotike, teksa janë shkatërruar 14 laboratorë të drogës, ku 8 prej tyre në veri të vendit, pastaj laboratorë të kriptovalutave 40 km rrugë te asfaltuar.

Tani kemi 7 stacione policore me njësite të ndërhyrjes së shpejtë dhe të vijës së gjelbër të kufirit, si dhe 4 objekte të stacioneve policore në veri të vendit, që kontribuojnë në mirëqenies e sigurisë së  asaj zone, si dhe në luftimin e krimit të organizuar. Në suksesin e qeverisjes së tij Kurti përmendi raporte ndërkombëtare, si ai i BE-së, TI-së, Reporterët pa Kufij, FMN, ëJP,etj.  

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll