Bota

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i përgjigjet 'sukseseve' të Kurtit: Shpërndan lëmoshë për të mbuluar dështimet! Jeni fatkeqësia e vendit

Ai është shprehur se në çdo sektor, qeverisja e Kurtit ka qenë një zhgënjim. 

6 Prill 2023, 14:46 Nga a.l
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i përgjigjet
Arben Gashi

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka numëruar dështimet e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti për dy vitet e para të mandatit. Ai është shprehur se në çdo sektor, qeverisja e Kurtit ka qenë një zhgënjim. 

Kurti nuk ka premtuar rritje të tatimit në pronë 100 përqind. E ka bërë. Kështu e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Inflacioni në qeverisjen e Kurtit sipas Bankës Botërore ka qenë 20 pëqind në vitin e parë, mbi 50 përqind për produktet bazë që nuk është përcjell me ide e veprime, por britma e piskama përballë çdo krize.  Vetëm shpërndan lëmoshë për t’i mbuluar dështimet. Nuk të intereson kualiteti i jetës së qytetarëve. Investimet kapitale në 9 muaj kanë qenë 11 përqind. 800 milionë i keni bllokuar në kohën e krizës. Jeni fatkeqësia e vendit”, tha ai. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur 'sukseset; e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. 

mblidhet kuvendi i kosoves arben gashi

Sondazh

Poll