Bota

'Kosova po zbrazet'/ Krasniqi: Të papunë e të punësur, 147 persona në ditë largohen nga vendi! Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti

Krasniqi tha se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

6 Prill 2023, 14:19 Nga a.l
'Kosova po zbrazet'/ Krasniqi: Të papunë e të
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje të tij, ai foli për çështjen e migrimit për të cilën tha se është ajo që flet më së miri për punën e tij. Krasniqi dha edhe disa shifra në bazë të të cilave deklaroi se “Kosova po zbrazet”. 

Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë”, tha ai. 

Krasniqi tha se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

 “Vetë e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Kosova po zbrazet, vendi ynë po shpopullohet e familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedentë flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çka do që flet kryeministër s’ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksesi ke arritur dhe si ja u ke përmirësuar jetën”, tha ai. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. 

 

mblidhet kuvendi i kosoves memli krasniqi

Sondazh

Poll