Bota

Marcon bisedon me Xi Jinping: E di se mund të mbështetem tek ju për ta rikthyer Rusinë në vete

Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për bisedime paqeje, duke thënë se "nevoja për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë" në Evropë mbështetej në një "bisedë shumë më kërkuese" që do të bëhej me Rusinë përmes rrugëve diplomatike

6 Prill 2023, 13:17 Nga f.i
Marcon bisedon me Xi Jinping: E di se mund të mbështetem tek ju
Xi Jinping dhe Emmanuel Marcon

KINË- Presidenti Emmanuel Macron u takua sot homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin. Mediat e huaja raportojnë se Macron tha në një bisedë me presidentin Xi Jinping se ai e di se mund të mbështetet tek Kina për ta bërë Rusinë të aryetojë dhe për t'i kthyer të gjithë në tryezën e negociatave.

Macron tha se ai dhe Xi kishin gjetur marrëveshje mbi parimet gjatë diskutimeve të tyre, të cilat u fokusuan kryesisht në luftën në Ukrainë.

“E di se mund të mbështetem tek ju për ta rikthyer Rusinë në vete dhe gjithçka në tryezën e negociatave”, -tha Marcon.

Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për bisedime paqeje, duke thënë se "nevoja për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë" në Evropë mbështetej në një "bisedë shumë më kërkuese" që do të bëhej me Rusinë përmes rrugëve diplomatike. Pa përmendur drejtpërdrejt Kinën, ai përfundoi me një thirrje për vendet në mbarë botën që të "marrin përgjegjësi" për paqen, gjatë një "kohe shqetësuese".

Ndërkohë Xi bëri thirrje për "përmbajtje nga të gjithë partnerët politikë" në Ukrainë dhe tha se Kina shpreson që paqja të arrihet përmes një "zgjidhjeje politike". Udhëheqësi kinez dënoi gjithashtu bombardimet e civilëve në Ukrainë.

"Ne duhet të sigurojmë që civilët të mbrohen dhe armët bërthamore të mos përdoren,"-tha Xi Jinping.

emmanuel marcon xi jinping lufta ne ukraine

Sondazh

Poll