Bota

Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend/ Deputeti i VV-së: Erdhën sa për të mos humbur mandatin dhe ikën, duhet të flisnin për situatën në veri

Ai gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb në veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiçit e Vuçiçit.

6 Prill 2023, 13:08 Nga a.l
Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend/ Deputeti i
Deputetët e Listës Serbe

KOSOVË- Vijon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Listës serbe janë rikthyer sot në Kuvend pas disa muajsh mungesë. Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha deklaron se prezenca e tyre në senacën e sotme ishte sa për të mos humbur mandatin. Ai gjithashtu u shpreh se Lista Serbe duhet të ishte e pranishme gjatë gjithë seancës për të folur mbi situatën në veri dhe incidentet e njëpasnjëshme të shënuara në prag të zgjedhjeve. 

Ata do të ishte e rëndësishme të qëndrojnë këtu për ta dëgjuar gjendjen e vështirë në veri që është duke ndodhur, djegien e veturave, rrahjen dhe torturat e qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e zgjedhjeve legale në Kosovë. Linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone”, është shprehur Basha.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb në veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiçit e Vuçiçit.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...