Bota

ME VIDEO- Fjalimi i Aksener në Turqi, nxorri plumbat në Kuvend: Kjo shkëndijë do të bëhet zjarr. Më premtoni?

Aksener, një anëtare e aleancës prej 6 anëtarësh të opozitës nisi një sulm verbal të adresuar indirekt ndaj presidentit turk Recep Tajip Erdogan, kundërshtarit të saj politik.

6 Prill 2023, 12:23 Nga k.m.
ME VIDEO- Fjalimi i Aksener në Turqi, nxorri plumbat në Kuvend: Kjo
Meral Aksener

TURQI- Sulmi i fundit i armatosur në zyrat e "Partisë së Mirë" (IYI) në Zegitburnu, Stamboll, u shfrytëzua nga kryetarja e saj, Meral Aksener.

Aksener, një anëtare e aleancës prej 6 anëtarësh të opozitës nisi një sulm verbal të adresuar indirekt ndaj presidentit turk Recep Tajip Erdogan, kundërshtarit të saj politik.

“Plumbat nuk do të na ndalojnë,”- deklaroi ajo, më pas pyeti anëtarët e partisë së saj: Kemi pasur sukses dhe kemi kapërcyer kaq shumë pengesa. A do të na ndalojë ky plumb? Kjo shkëndijë do të bëhet zjarr. A më premtoni? Do t'i rezistoni të gjitha kërcënimeve dhe shpifjeve. Më premtoni?. Ndërsa kolegët iu përgjigjën njëzëri: Po, premtojmë.

Shfaqja e Aksener-it arriti kulmin kur ajo mori plumbat në duar dhe filloi t'i hedhë majtas e djathtas.

Kryetaja e “Partisë së Mirë” quhet “Zonja e Hekurt” nga shtypi në Turqi, ndonëse ajo vetë parapëlqen që të quhet “ujkonjë”.

meral aksener

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...