Bota

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu akuza PDK-së: Ia keni zënë frymën sistemit të drejtësisë

Ajo kritikoi Gjykatën Kushtetuese duke thënë se morën 9 muaj kohë deri në nxjerrjen e vendimit dhe e vonuan edhe publikimin e tij.

6 Prill 2023, 12:31 Nga a.l
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu akuza PDK-së: Ia keni
Blerta Deliu Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi nga foltorja e parlamentit se ligjin për KPK-në do ta rikthejë në Kuvend me ndryshimet e bëra. Sipas saj, grupe të interesit ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë.

Çështjen e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, së pari vendimi apo aktgjykimi për KPK-në nuk është lajm i mirë për drejtësinë, është i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë që ja kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë”, tha ajo.

Keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur dhe shtrydhur sistemin e drejtësisë për inetersat e juaja personale”, shtoi ajo duke iu përgjigjur deputetës së PDK’së Blerta Deliut

Ajo kritikoi Gjykatën Kushtetuese duke thënë se morën 9 muaj kohë deri në nxjerrjen e vendimit dhe e vonuan edhe publikimin e tij.

Dhe menjëherë pa humbur kohe do të bëjmë ndryshimet dhe do të sjellim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Korporatizmin nuk do ta tolerojmë brenda KPK-së”, paralajmëroi ajo.

Kuvendi i Kosovës ka vijuar sot me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare. Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinave.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të flasë sot para deputetëve për punën dyvjeçare të qeverisë.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...