Bota

'Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet'/ Hoti kritikon qeverinë: Institucionet kryesore i keni pa drejtues

Hoti përmendi disa prej tyre, duke thënë se BQK-ja sot është pa Guvernator, TRUST-i pa bord, ATK-ja, Thesari e Njësia për Inteligjencë Financiare janë pa drejtorë.

6 Prill 2023, 12:58 Nga a.l
'Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet'/
Avdullah Hoti

KOSOVË- Vijon senaca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë pasi sipas tij institucionet kyçe janë pa drejtues. Ai gjithashtu u shpreh se, kjo gjë po ndodh pasi qeveria po mendon të vendosë kontroll mbi to edhe pse janë institucione të pavarura, sipas Kushtetutës. Hoti përmendi disa prej tyre, duke thënë se BQK-ja sot është pa Guvernator, TRUST-i pa bord, ATK-ja, Thesari e Njësia për Inteligjencë Financiare janë pa drejtorë.

Procesi i zgjedhjes së guvernatorëve është kompromentuar dhe këtë e kemi diskutuar gjerësisht në Komisionin për Buxhet. Një ditë përpara së të kalojë mandate, edhe një ushtruese e detyrës së zëvendësguvernatorit është shkarkuar, për t’i hapur rrugë që detyrën e Guvernatorit ta ushtrojë kryetari i Bordit të Guvernatorit. Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet, me tendencë që përmes atij ligjit anti-kushtetues të Këshillit Prokurorial të zgjidhet tjetër kush Kryeprokuror me ndikimin e politikës. Është një vit që presidentja e vendit s’e kryen detyrimin e saj kushtetues për ta emëruar Kryeprokurorin e Shtetit ose për ta kthyer prapa propozimin që e ka”, tha Hoti. 

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

avudllah hoti

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...