Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Kurti: Kushdo që i cënon do të përballet me ligjin

Ai tha se qeveria, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesave të tyre.

6 Prill 2023, 12:41 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Kurti: Kushdo që i cënon
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjeve në veri. Ai tha se qeveria, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesave të tyre. Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që do të tentojë të cënojë këtë proces do të përballet me ligjin. 

Aktualisht, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera janë në koordinim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces. Përtej kësaj, pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejt përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...