Bota

Përplasje në Kuvendin e Kosovës/ Opozita: Po abuzohet me buxhetin e komunave në Veri! Ministri i Financave: Kjo çështje rregullohet me ligj

Teksa po diskutohej për buxhetin e komunave në Veri të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Benik Tahiri ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me të.

6 Prill 2023, 13:17 Nga a.l
Përplasje në Kuvendin e Kosovës/ Opozita: Po abuzohet me buxhetin
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kosovë është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës. Teksa po diskutohej për buxhetin e komunave në Veri të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Benik Tahiri ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me të.

Ky është një mashtrim, që na u ka bërë neve që e kemi miratuar Ligjin e Buxhetit sepse jemi dakorduar që të hyrat vetanake iu takojnë komunave. Është një mashtrim ordiner në qoftë se vazhdoni t’i prekni këto komuna. Nuk guxoni ta bëni, sepse këtë do ta ndalim. Ne kemi biseduar me PDK-në e LDK-në, por edhe me kryetarin e kuvendit. Ne, këtë çështje s’do ta pranojmë në kuvend”, tha Tahiri, 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për të hyrat vetanake në veri të Kosovës, rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Kjo gjë rregullohet edhe me Ligjin e Buxhetit, i cili e thotë të njëjtën gjë. Dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, është shprehur Murati.

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll