Bota

Deputetja e PDK-së e pyeti për dorëheqjen, zëvendëskryeministri Bislimi e shmang dhe flet për Asosacionin

Teksa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislmi për dorëheqjen, ky i fundit i është përgjigjur me hestje duke folur për marrëveshjen e Ohrit. 

6 Prill 2023, 12:48 Nga a.l
Deputetja e PDK-së e pyeti për dorëheqjen,
Besnik Bislimi

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës. Teksa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislmi për dorëheqjen, ky i fundit i është përgjigjur me hestje duke folur për marrëveshjen e Ohrit. 

Deputetja e cila më herët ka shprehur qëndrim kundër 'Marrëveshjes', ka cituar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti, teksa ia ka thënë se nga marrëveshja e Ohrit ka Asosacion. Po ashtu ajo i ka kujtuar zëvendëskryeministrit deklaratën e bërë me herët nga ai ku u shpreh se "kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Për këtë arsye Musliu-Shoshi e ka pyetur se kur do të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, Bislimi i ka sugjeruar deputeten që të lexojë të plotë marrëveshjen. 

besnik bislimi mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...