Bota

Gjykimi ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Deputetja Geci nga Kuvendi: Thaçi paska tentuar të shkatërrojë familjen dhe babain tim

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-deputetit Gani Geci tha se nga provat e Prokurorisë në Gjykatën Speciale ka mësuar se autor i referencës nr. 59 të UÇK-së, sipas saj, ishte ish-presidenti Hashim Thaçi. 

6 Prill 2023, 12:16 Nga a.l
Gjykimi ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Deputetja
Marigona Geci

KOSOVË- Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë ka patur diskutime për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-deputetit Gani Geci tha se nga provat e Prokurorisë në Gjykatën Speciale ka mësuar se autor i referencës nr. 59 të UÇK-së, sipas saj, ishte ish-presidenti Hashim Thaçi. 

Në emër timin dhe në emër të familjes Geci, dua ta falënderoj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatë 59. Sipas deklaratës së Selimit, përmes një thirrjeje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin që kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur: në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht”, tha ajo.

Geci tha se Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen dhe babain e saj. 

Familjen time nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviçi, jo po e shkatërron Hashim Haxhi polari prej Buroje”, tha Geci.

Të hënën në Gjykatën Speciale nisi gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

kuvendi i kosoves marigona geci

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2023, 12:21 k.m.

Spanja ka nevojë për kamerierë

Foto ilustruese MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...